100 vdekje brenda ditës nga koronavirusi, arrin në 611 numri total i viktimave në Iran

Azia

100 vdekje brenda ditës nga koronavirusi, arrin në 611 numri total i viktimave në Iran

Më: 14 mars 2020 Në ora: 19:51
Iran

Të shtunën, numri i vdekjeve nga koronavirusi në Iran u rrit në 611 viktima, rreth gati 100 vdekje nga një ditë më parë, tha TV shtetëror, ndërsa guvernatori i përgjithshëm i Teheranit mohoi planet për të imponuar një bllokim të kryeqytetit.  

Një zyrtar i ministrisë së shëndetësisë i cituar nga TV, vendosi numrin e përgjithshëm të të diagnostikuarve me sëmundje në 12.729, në vendin i cili është një nga më të prekurit nga pandemia, raporton Reuters.  

Ndërkohë, guvernatori i përgjithshëm i Teheranit Anoushirvan Mohseni-Bandpey mohoi që zyrtarët po planifikonin një mbyllje në kryeqytetit, njoftoi TV shtetëror, pasi mesazhet e mediave sociale paralajmëruan se banorët nuk do të lejoheshin të linin shtëpitë e tyre nga e diela.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat