7 gjëra që ka bërë Kina, për ta fituar betejën me koronavirusin

Azia

7 gjëra që ka bërë Kina, për ta fituar betejën me koronavirusin

Më: 14 mars 2020 Në ora: 21:07
Foto ilustrim

Eksperienca kineze tregon se Covid-19 mund të ndalohet. Kina e ka kaluar tashmë kulmin e shpërthimit të koronavirusit dhe këtë e tregojnë rastet e reja të cilat janë në ulje dhe situata e përgjithshme e epidemisë që po përmirësohet. Të enjten Kina njoftoi se afro 80% e 80,000 pacientëve të infektuar, ishin shëruar.

Falë përpjekjeve të vështira, Kina ka qenë dëshmitare e një tendece të brendshme, në të cilën situata e parandalimit dhe kontrollit të virusit po jep rezultate pozitive. Jeta po shkon drejt normalitetit, tha Presidenti kinez Xi Jinping. Megjithatë, Kina ende duhet të jetë vigjilente për infeksione të importuara.

Më poshtë dritare.net ju sjell 7 gjëra që ka bërë Kina për të luftuar virusin vdekjeprurës.

Përgjigje e plotë.

Për të luftuar një sëmundje infektive, detyra e parë dhe më e rëndësishme është ndalimi i pëhapjes. Prandaj, Kina bllokoi më 23 janar epiqendrën e virusit, Wuhan, ku jetojnë 10 milionë njerëz. Edhe në Hubei rreth 60 milionë njerëz u përballën me kufizimin e lëvizjes.

Në kulmin e virusit, Hubei caktoi 86 spitale për të trajtuar sëmundjen. Brenda afro dy javësh ndërtoi spitale në terren, me një kapacitet prej 2,600 shtretër për të sëmurët rëndë. Qyteti shtoi edhe 13,000 shtretër në 16 spitale të tjera për njerëzit që kishin simptoma të buta. Deri më tani, të gjitha 16 spitalet e përkohshsëm janë mbyllur pasi pacientët janë shëruar.

Përhapja e virusit përkoi me Vitin e Ri Lunar në Kinë, nga 24 janari deri më 2 shkurt. Vendi nisi një fushatë parandaluese mbarëkombëtare, duke u bërë thirrje njerëzve të mbanin maska, të lanin duart shpesh, të vetëizoloheshin dhe të mos mblidheshin në turma. Banderola e drone u përdorën për të dhënë mesazhet sensibilizuese në të gjithë vendin.

Në Kinë, të gjithë pacientet me ethe, simptoma kryesore e sëmundjes, drejtoheshin në klinika për ta parandaluar infeksionin. Pacientët e infektuar dërgoheshin në spitale të caktuara, në varësi të nivelit të ashpërsisë. Testet ishin falas dhe trajtimi në spitale mbulohej nga sigurimi shëndetësor. Komisioni Kombëtar i Shëndetit në Kinë nxorri 7 botime me udhëzime për diagnostikimin dhe trajtimin e sëmundjes.

Mobilizimi masiv.

Burimet mjekësore të Kinës zbarkuan në Wuhan dhe qytetet e tjera në Hubei, pas goditjes së rëndë nga koronavirusi. Një ditë pas mbylljes së Wuhanit, 450 mjekë ushtarakë ndihmuan mjekët vendas. Rreth 42,000 staf mjekësor nga pjesa tjetër e Kinës, u dërguan në Hubei. 19 rajone provincial dërguan mjekë për të ndihmuar në luftën kundër koronavirusit.

Gjatë fazave të para të shpërthimit, mjekët u përballën me një mungesë të madhe furnizimesh. Prandaj, fabrikat e rrobave, plastikë etj, u kthyen në fabrika që prodhonin masa mbrojtëse.

Sipas Ministrisë së Industrisë dhe Teknologjisë së Informacionit, prodhimi në Kinës i veshjeve mbrojtëse u rrit në 500,000 copë në ditë nga më pak se 20,000 copë, në fillim të shpërthimit. Prodhimi ditor i maskave mjekësore të vlerësuara me N95 u rrit nga 200,000 në 1.6 milionë, ndërsa prodhimi i rregullt i maskave arriti në 100 milionë. Gjithashtu, kërkohet një karantinë 14 ditore për këdo që ka udhëtuar në provinca ose vende të prekura nga virusi. Kinezët ndoqën rregullat e qeverisë, u mbyllën në shtëpi dhe mbajtën distanca sociale për të ruajtur stabilitetin dhe shëndetin publik.

Qytetet e mëdha si Pekini dhe Shanghai kanë forcuar mbrojtjen e njerëzve dhe kanë ngritur planet e emergjencave.

Vendosshmëria politike.

Më 20 janar, Xi urdhëroi masa për parandalimin e përhapjes së koronavirusit, duke vendosur sigurinë dhe shëndetin e njerëzve si prioritete kryesore. Pas urdhrit të tij, Kina ndërmori masa gjithëpërfshirëse dhe më rigoroze, për parandalimin dhe kontrollin e virusit. Që nga janari, përgjigja ndaj epidemisë ishte në rend dite në një seri takimesh udhëheqëse të Partisë Komuniste të Kinës, të kryesuar nga Xi.

Më 25 janar, kryeministri i Kinës Li Keqiang, filloi të drejtonte një grup drejtues për t’ju përgjigjur epidemisë dhe vendi inicioi një mekanizëm ndërinstitucional. Njoftimet ditore bëhen për numrin e pacientëve të diagnostikuar dhe të dyshuar, për secilin qytet. Ndërsa zv.kryeministri i Kinës ka mbikëqyryr punën në terren.

Zyrtarët lokalë që dështuan në përgjegjësinë e tyre për të kontrolluar epideminë, u pushuan nga puna. Në shkurt, krerët e partive në Hubei dhe Wuhan, u zëvendësuan në kulmin e problemeve serioze. Në një vizitë në Wuhan më 10 mars, Presidenti Xi u zotua se do ta fitonte luftën.

Përshtatja me politikat e përkohshme.

Për të frenuar përhapjen e mëtejshme të koronavirusit, autoritetet kineze anuluan festën e Vitit të Ri dhe i mbajtën shkollat e mbyllura. Në shkurt, Kina njoftoi shtyrjen e seancave vjetore të organeve kombëtare të legjislacionit dhe këshillimit politik, një nga ngjarjet kyçe në kalendarin politik të vendit.

Deri më 29 janar, të gjitha rajonet e nivelit provincial në territorin kinez kishin aktivizuar reagimin e nivelit të ulët urgjent, ndaj epidemisë, anulimin e ngjarjeve masive, pezullimin e transportit publik dhe mbylljen e vendeve turistike. Kur situata filloi të përmirësohej, provincat morën masa të diferencuara për të rifilluar aktivitetet ekonomike.

Sipas një udhëzimi kombëtar, rajone me rrezik relativisht të ulët, duhet të përqëndrohen në parandalimin e rasteve të importuara dherifillimin normal të jetës. Rajonet me rrezik të mesëm duhet të promovojnë rifillimin e punës dhe prodhimit në mënyrë të rregullt, ndërsa rajone me rrezik të lartë si Wuhan duhet të vazhdojnë të jenë plotësisht të përkushtuar për parandalimin dhe kontrollin e epidemisë.

Lehtësime ekonomike.

Për të mbajtur ekonominë në rrugë të mbarë, ministritë dhe qeveritë vendore kanë hartuar politika për të siguruar prodhimin bujqësor në sezonin e pranverës, duke lehtësuar funksionin e biznesit dhe punësimit, me masa specifike siç janë ulja dhe heqja dorë përkohësisht nga kontributet e sigurimeve shoqërore të punëdhënësve. Autoritetet i kanë mbajtur çmimet e konsumit, të qendrueshme. Kina ka rreth 170 milionë punëtorë migrantë ruralë të punësuar jashtë vendlindjes së tyre dhe kthimi i tyre sërish në punë, paraqet një sfidë të rëndësishme. Kompanitë e autobusëve, trenave me shpejtësi të lartë, po planifikojnë t’i rikthejnë në ata në vende të sigurta pune.

Gjatë karantinës masive, jeta vazhdon aq sa mundet, online. Kina ka mbi 854 milionë njerëz me qasje në internet. Pagesat në celular dhe shërbimet online janë të kudogjendura, duke mbështetur nevojat e përditshme në mes të epidemisë.

Kina ka gjithashtu 10 platforma mjekësore në internet me mbi 100,000 mjekë online, dhe disa platforma ofrojnë Q & A (pyetje dhe përgjigje) falas për përdoruesit, në Hubei.

Transparencë dhe veprime të koordinuara.

Zyrtarët që merreshin me shpërthimin e koronavirusit, u përballën me një kontroll të vazhdeshëm dhe u bënin presion qytetarëve për të garantuar siguri publike. Në skenën ndërkombëtare, autoritetet kineze janë zotuar për transparencë dhe përgjigje të koordinuara më bashkësoìinë globale. Më 12 janar, Kina ndau sekuencat e gjenomit të virusit me Organizatën Botërore të Shëndetit, pasi identifikoi patogjenin më 7 janar. Deri më tani, Kina ka ndarë shumë skedarë mbi kontrollin e epidemive, si dhe planet e diagnostikimit dhe trajtimit me mbi 100 vende dhe më shumë se 10 organizata ndërkombëtare dhe rajonale.

Ajo siguroi pajisje mjekësore dhe komplete testimi për vendet e tjera të goditura nga virusi, përfshirë Italinë, Republikën e Koresë dhe Japoninë. Kina dërgoi gjithashtu ekspertë mjekësorë në Iran, Irak dhe Itali për të ndihmuar në betejën kundër virusit.

Fuqia e shkencës dhe teknologjia.

Askush nuk e dinte sesi ta trajtonte koronavirusin e ri. Sidoqoftë, shkenca dhe teknologjia janë arma më e fuqishme në betejën e njerëzimit kundër sëmundjeve. Presidenti Xi bëri thirrje për zhvillim të përjshpejtuar të kutive të testimit të tipit të ri, ilaçeve që shërbejnë si antitrupa, diagnozën dhe planet e trajtimit. Madje është duke u zhvilluar një vaksinë.

Jashtë laboratorëve hulumtues dhe reparteve spitalore, teknologjia gjithashtu ka ndihmuar shumë. Kina ka përdorur robotë për të dezinfektuar, dronë për të matur temperaturën dhe përdorim më të gjerë të kodeve shëndetësore.

Hangzhou ishte qyteti i parë kinez që miratoi kodet QR për shërbimin mjekësor. Kodet QR, janë të lidhura me kartat elektronike shëndetësore të përdoruesve dhe kartat e sigurimeve shoqërore, duke lehtësuar gjithçka nga regjistrimi deri tek marrja e ilaçeve. Në vend që të plotësojnë formularët e raportit shëndetësor, banorët tani mund të tregojnë kodet QR në pikat e kontrollit. Kështu, kontrollet pa kontakt ndihmojnë dhe në zvogëlimin e përhapjes së koronavirusit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat