Rriten rastet me koronavirus, Egjipti mbyll shkollat dhe universitetet për dy javë

Azia

Rriten rastet me koronavirus, Egjipti mbyll shkollat dhe universitetet për dy javë

Më: 14 mars 2020 Në ora: 21:59
Egjipti

Për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, Egjipti tha se do të mbyllë shkollat dhe universitetet për dy javë, ndërsa numri i rasteve rritet, duke arritur në 110 të prekur të shtunën dhe dy vdekje.  

Pezullimi i klasave nga e diela, pason masat e shpallura më parë, duke përfshirë anulimin e tubimeve të mëdha publike, kufizimet në kohën e caktuar për lutjet masive dhe ndalimin e ndeshjeve lokale të ligës së futbollit për dy javë, raporton Reuters.  

"Për shkak se kemi zbuluar se numrat kanë filluar të rriten, ne vendosëm të ndërmarrim masa të tilla paraprake nga kjo kohë, për të parandaluar përhapjen e shpejtë që ndodhi në vendet e tjera që vonuan këto lloj vendimesh," tha kryeministri Mostafa Madbouly në një konference për shtyp, ndërsa njoftoi mbylljen e përkohshme të shkollave dhe universiteteve.  

Egjipti gjithashtu ka marrë masa që kanë për qëllim të sigurojnë turistët se është e sigurt të vizitosh vendin, pasi pasagjerët kontraktuan koronavirusin në një anije lundrimi në Nil.  

Qindra turistë dhe punëtorë të turizmit janë testuar për virusin dhe objektet e hotelierive dhe anijet e lundrimit në Luxor dhe Aswan janë dezifektuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat