Në Iran 28 milionë njerëz i nënshtrohen kontrollit mjekësor për coronavirusin - Bota Sot
Në Iran 28 milionë njerëz i nënshtrohen kontrollit mjekësor për coronavirusin

Azia

Në Iran 28 milionë njerëz i nënshtrohen kontrollit mjekësor për coronavirusin

Më: 21 mars 2020 Në ora: 19:24
Foto ilustrim

Zv.ministri iranian i Shëndetësisë, Ali Reza Raeesi, ka deklaruar se 28 milionë njerëz në Iran iu nënshtruan kontrollit mjekësor si pjesë e masave për të luftuar koronavirusin e ri (COVID-19).

Për agjencinë e lajmeve Fars, Raeesi tha se deri më tani janë kryer mbi 80 mijë teste për zbulimin e virusit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ai theksoi se 1.200 qendra shëndetësore kanë funksionuar në mbarë vendin dhe se numri i laboratorëve që kryejnë testime është rritur në 55.

Raeesi shtoi se pothuajse 40 mijë shtretër janë shpërndarë nëpër spitale për të luftuar virusin COVID-19 dhe se 50 për qind e tyre janë të zëna nga njerëz të infektuar me coronavirus.

Ai u bëri thirrje iranianëve që të ndjekin këshillat e zyrtarëve shëndetësorë, duke shtuar se “nëse i ndjekim rregullat e higjienës, do të shpëtojmë nga kjo sëmundje deri në mes të muajit qershor”.

Më 5 mars, Irani njoftoi se nën Task Forcën për Menaxhimin Kombëtar të Coronavirusit, kontrollet mjekësore filluan me një ekip prej 300 mijë personash në të gjithë vendin, veçanërisht në provincat ku virusi është më i zakonshëm.

Ministria e Shëndetësisë e vendit sot njoftoi se numri aktual i vdekjeve nga coronavirusi në mbarë vendin është 1.556, shifër e cila del nga gjithsej 20.600 raste të konfirmuara.

Po ashtu, ministria njoftoi se deri më tani janë shëruar dhe janë lëshuar nga spitali gjithsej 7.635 persona.

Coronavirusi, i cili për herë të parë u shfaq në Wuhan të Kinës dhjetorin e kaluar, është përhapur në të paktën 166 vende dhe rajone në mbarë botën, ndërsa raportet e rasteve të konfirmuara, bazuar në të gjithat nga Universiteti John Hopkins në Maryland, kanë arritur në 275 mijë.

Numri global i vdekjeve ka tejkaluar shifrën 11 mijë, ndërkohë qeveritë vendosin mbylljen e vendeve për të parandaluar përhapjen.

Kina, Italia, Irani dhe Spanja vazhdojnë të jenë vendet më të prekura nga coronavirusi.

Pavarësisht numrit në rritje të rasteve, një shumicë e madhe e njerëzve që kontaktojnë coronavirusin vuajnë nga simptoma të lehta para se të shërohen.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat