Kina i dërgon Greqisë 1 milion maska kirurgjie dhe ndihma të tjera mjekësore

Azia

Kina i dërgon Greqisë 1 milion maska kirurgjie dhe ndihma të tjera mjekësore

Më: 21 mars 2020 Në ora: 20:49
Dërgesa e pajisjeve mjekësore nga qevera kineze për Greqinë

Dërgesa e pajisjeve mjekësore nga qevera kineze për Greqinë, pas kërkesës urgjente të qeverisë greke mbërriti sot në Athinë me një avion të linjave Air China.

Ndihmat mjekësore që peshonin 8 ton, përfshnin 550,000 maska kirurgjie dhe pajisje të tjera mbrojtëse se syze, doreza e mbulesa këpucësh.

Ambasadori kinez në Greqi, Zhang Qiyue, i kaloi furnizimet ministrit grek të shëndetësisë Vassilis Kikilias, dhe tha se mbledhja e transporti i materialeve është bërë prej tetë ditësh, kohë kur Kina ishte ende nën presionin e pandemisë së koronavirusit dhe kur furnizimet mjekësore ishin të pakta.

Një tjetër ngarkesë prej 10 ton erdhi në të njëjtin fluturim si donacion nga kompani dhe organizata kineze.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat