Një i vrarë e dy të plagosur nga sulmi i forcave të Haftarit në Libi - Bota Sot
Një i vrarë e dy të plagosur nga sulmi i forcave të Haftarit në Libi

Azia

Një i vrarë e dy të plagosur nga sulmi i forcave të Haftarit në Libi

Më: 22 mars 2020 Në ora: 13:05
Libi

Një person ka vdekur dhe dy fëmijë janë plagosur nga një sulm me raketa i forcave të gjeneralit Khalifa Haftar të dielën.

Raketat e militantëve të Haftarit e goditën një shtëpi në Ain Zara, në jug të kryeqytetit Tripoli, thuhet në njoftimin e publikuar nga qeveria e njohur nga Kombet e Bashkuara, shkruan “Anadolu”.

Ahmed al-Mismari, zëdhënës i forcave të Haftarit, dje e mirëpriti armëpushimin e propozuar nga Kombet e Bashkuara dhe vendet evropiane për shkak të përhapjes së koronavirusit. Megjithatë, ky grup po i vazhdon sulmet.

Që nga rrëzimi i Muammar Gaddafi-t në vitin 2011, në Libi janë dy pushtete paralele. Gjenerali Haftar e kontrollon pjesën lindore të vendit dhe përkrahet nga Egjipit e Emiratet e Bashkuara Arabe, ndërsa Qeveria e Akordit Kombëtar e kontrollon Tripolin me rrethinë dhe përkrahet nga Kombet e Bashkuara dhe Turqia.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat