Irani refuzon ndihmën amerikane për koronavirusin: SHBA e krijoi këtë sëmundje - Bota Sot
Irani refuzon ndihmën amerikane për koronavirusin: SHBA e krijoi këtë sëmundje

Azia

Irani refuzon ndihmën amerikane për koronavirusin: SHBA e krijoi këtë sëmundje

Më: 22 mars 2020 Në ora: 14:38
Ajatollahu Ali Khamenei

Lideri Suprem i Iranit ka refuzuar ndihmën amerikane për përballimin e koronavirusit dhe ka thënë se “sharlatanët amerikanë” janë ata që mund të kenë krijuar sëmundjen.

Ajatollahu Ali Khamenei, në një fjalim televiziv, e cilësoi si të “çuditshme” ofertën për ndihmë të SHBA-së.

“Amerika ka ofruar disa herë ndihmë për Iranin. Jeni të akuzuar se e keni krijuar virusin. Nuk e di nëse kjo është apo jo e vërtetë, por është e çuditshme që kërkoni të na ndihmoni. Përveç faktit se nuk keni edhe vetë mjete të mjaftueshme kundër virusit, çfarë ndodh nëse na jepni një ilaç që e bën virusin të qëndrojë gjithmonë në Iran? Nuk e di sa të vërteta janë akuzat ndaj jush, por, përsa kohë që ekzistojnë të tilla akuza, kush është ai njeri normal që do t’ju besonte juve për të sjellë ilaçe? Ka mundësi që ilaçi juaj ta përhapë edhe më shumë këtë virus”, tha Khamenei.

Irani është vendi më i prekur nga koronavirusi në Lindjen e Mesme, me më shumë se 1500 viktima dhe rreth 20 000 të infektuar.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat