Koronavirusi, Ministri izraelit: Kombinim vdekjeprurës kur një gjyshe përqafon nipin e saj

Azia

Koronavirusi, Ministri izraelit: Kombinim vdekjeprurës kur një gjyshe përqafon nipin e saj

Më: 22 mars 2020 Në ora: 14:38
Naftali Bennett

Pas përhapjes së shpejtë të epidemisë së koronavirusit që po merr jetë njerëzish në të gjithë botën ka ardhur edhe një thirrje nga Ministri i Mbrojtes së Izraelit.

“Gjeja më e rëndësishme, më shumë se distancimi social i përgjithshëm, më shumë se testimi, testimi, testimi, me shumë se çdo tjetër është të ndajmë moshën e re nga mosha e vjetër”, shkruan Naftali Bennett.

“Kombinimi me vdekjeprurës është kur një gjyshe përqafon nipin e saj”, shkruan ministri izraelit.

Thirrje e Ministrit Mbrojtes të Izraelit:

Mirëdita,

Unë quhem Naftali Bennett dhe jam Ministri i Mbrojtjes të Shtetit të Israelit. Dua të ndaj me ju, gjëne e vetme me të rëndësishme të gjithë kësaj epidemie të korona virusit.

Gjeja më e rëndësishme, më shumë se distancimi social i përgjithshëm, më shumë se testimi, testimi, testimi, me shumë se çdo tjetër është të ndajmë moshën e re nga mosha e vjetër. Kombinimi me vdekjeprurës është kur një gjyshe përqafon nipin e saj.

Përse ndodh kjo?

Sepse Korona është një virus unik në llojin e tij dhe është me vdekjeprurës për moshën e vjetër sesa të rinjtë.

Në shumë vende, nuk ka vdekur asnjë në moshë të re. Vdekshmeria në këto vende është 0% one 0.1 % për njerezit nën moshën 30 apo 20 vjeç. Ndërkohë në këto vënde, mosha e vjetër mbi 70 apo 80 vjeç që marrin virusin, një në shtatë njerëz dhe një në pesë njerëz vdesin respektivisht.

Kështu ajo që duhet të bëjmë në këtë periudhë kohe është që të kujdesemi për gjyshërit tanë por jo duke qëndruar afër tyre. Mund ti kontaktoni me Skype, ËhatsApp apo çfarëdolloj mjeti tjetër komunikimi, mund ti dërgoni atyre ushqime, duke pastruar çantën përpara se të largoheni, në mënyrë që ata me pas ta marrin në shtëpi brenda, POR mos hyni brënda në shtëpinë e tyre, mos i përqafoni ato, sepse do ti rrezikoni shumë.

Në fund shumë njerëz më pyesin mua. A do të mbeten të izoluar përgjithmonë njerezit në moshë të vjetër? Përgjigja është jo.

Ajo çfarë do të ndodhë në muajt në vazhdim është që gradualisht popullata tjeter, e dëshironi apo jo ska rëndësi, do ta marrë Koronavirusin. Pjesa më e madhe e popullatës që do ta marrë koronavirusin, as nuk do ta ndjejë fare që e ka marrë. Do ti duhen 3, 4 javë që ta mësojnë që e kanë virusin dhe nga fundi i këtyre katër javëve ato do të jenë imun. Do të fillojë me 0.1 %; 1 %; 5%; 20%; dhe kur te arrijë ne 60% apo 70 % përqindja e popullatës që do te bëhen imune atëhere epidemia ka marrë fund. Dhe më pas gjyshërit mund të dalin jashtë. Mund të marrë një muaj, dy muaj, tre muaj apo pak më shumë por ky është plani.

Paçim Fat. Përkujdesuni për gjysherit tuaj, mos u afroni pranë tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat