Frikësohet Hong Kong, dyfishohet numri i rasteve me koronavirus brenda javës

Azia

Frikësohet Hong Kong, dyfishohet numri i rasteve me koronavirus brenda javës

Më: 23 mars 2020 Në ora: 11:56
Hong Kong

Deri para një jave Hong Kongu ishte një shembull për nivelin e ulët të përhapjes së koronavirusit.

Për muaj të tërë numrat e rasteve me COVID-19 ishin të ulëta, duke pasur parasysh dhe afërsinën me epiqendrën e tij, raporton CNN.

Kjo besohet se për shkak të masave të forta që u morën që në fillim.

Por tani Hong Kongu është bërë shembull i dicckaje tjetër, cfarë ndodh nëse ul gatishmërinë më shpejtë se duhet.

Numri i rasteve të konfirmuara me koronavirus është dyfishuar në javën e fundit.

Tashmë janë 356 njerëz të infektusr me COVID-19 dhe 4 vdekje në total. Kjo rritje e shpejtë duket se e frikësoi Hong Kongun, pasi shefi ekzekutiv, Carrie Lam ndaloi hyrjen e ccdp personi nga shtete të tjera.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat