Arrin në gati 2 mijë numri i viktimave nga koronavirusi në Iran - Bota Sot
Arrin në gati 2 mijë numri i viktimave nga koronavirusi në Iran

Azia

Arrin në gati 2 mijë numri i viktimave nga koronavirusi në Iran

Më: 24 mars 2020 Në ora: 12:22
Ilustrim

Irani njoftoi të martën se 122 pacientë kanë humbur jetën nga koronavirusi në 24 orët e fundit.

Shifra e çon në 1,934 numrin total të viktimave në këtë vend.

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Kianush Jahanpur, tha në televizionin shtetëror se numri i të infektuarave me koronavirus ka arritur në 24,811, pas diagnostikimit të 1,762 rasteve të reja në 24 orët e fundit.

Irani është vendi i goditur më së keqi nga koronavirusi në Lindjen e Mesme, shkruan rel.

Të hënën, autoritetet iraniane e kanë refuzuar ndihmën e Shteteve të Bashkuara për luftimin e sëmundjes.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat