Koronavirusi ia merr jetën një personi në çdo 12 minuta në Iran - Bota Sot
Koronavirusi ia merr jetën një personi në çdo 12 minuta në Iran

Azia

Koronavirusi ia merr jetën një personi në çdo 12 minuta në Iran

Më: 24 mars 2020 Në ora: 18:31
Ilustrim

Në Iran, një nga vendet më të goditura nga pandemia COVID-19, një person vdes nga koronavirus i ri në çdo 12 minuta, thotë ministria e shëndetësisë e Iranit.

Ministria e shëndetësisë e Iranit tha të martën se një iranian vdes nga koronavirusi  në çdo 12 minuta, njoftoi agjensia zyrtare e lajmeve IRNA.

Gjatë ditëve të kaluara, infeksioni COVID-19 ka parë një prirje rritëse në kryeqytetin Teheran dhe disa provinca të tjera iraniane, sipas Kianush Jahanpur, kreu i Qendrës së Marrëdhënieve me Publikun dhe Informacionit të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Edukimit Mjekësor.

Shkalla e infeksionit në Teheran aktualisht është 13 përqind, ndërsa provincat e Iranit, Khorasan Razavi dhe Azerbajxhanit Lindor kanë dëshmuar së fundmi infeksione në rritje, si dhe më shumë raste të vdekjes, tha ai.

Më herët gjatë ditës, ministria e shëndetësisë njoftoi infeksionin e 24.811 personave me virus, nga të cilët 1.934 kanë vdekur.

Irani është një nga vendet më të goditura nga pandemia e koronavirusit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat