Kina heq kufizimet drastike në Hubei - Bota Sot
Kina heq kufizimet drastike në Hubei

Azia

Kina heq kufizimet drastike në Hubei

Më: 25 mars 2020 Në ora: 15:34
Ilustrim

Kina hoqi sot kufizimet drastike disa mujore në provincën Hubei, djepin e pandemisë së koronavirusit, që ka shkaktuar deri tani më shumë se 18 000 viktima në të gjithë botën.

”Asnjë rast i kontaminimit lokal nuk është zbuluar brenda 24 orëve të fundit, por 47 raste të importuara nga jashtë u identifikuan gjatë kësaj periudhe”, thanë sot autoritetet kombëtare të shëndetësisë.

”Janë zbuluar gjithsej 474 raste të importuara. Shumica e tyre janë kinezë që kthehen në shtëpi”, sipas Ministrisë kineze të Punëve të Jashtme.

Pekini tha dje se mbyllja e më shumë se 50 milionë banorëve në Hubei, në fuqi që nga janari, do të hiqet duke u dhënë atyre mundësinë për të lëvizur nëse ata janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Disa aeroporte dhe stacione janë rihapur.

Por, shkollat ​​mbeten të mbyllura për momentin.

Kufizimet më të fundit të transportit do të hiqen në Hubei të premten, përveç Wuhanit.

Kina ka pasur më shumë se 81 200 raste me Covid-19 dhe 3 281 viktima.

FacebookViberWhatsAppFacebook MessengerEmailTwitter

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat