Rritet numri i të vdekurve në Iran, gjithsej 2,379

Azia

Rritet numri i të vdekurve në Iran, gjithsej 2,379

Nga: E.B Më: 27 mars 2020 Në ora: 13:46
Ilustrim

Numri i të infektuarve dhe vdekjeve me koronavirus po shtohet cdo ditë e më shumë , e njejtë duket se po ndodhë edhe në Iran.

Irani ka raportuar 144 vdekje të tjera në lidhje me koronavirusin që nga e enjtja, duke rritur numrin e përgjithshëm të vdekjeve në 2.378, njoftoi zëdhënësi i ministrisë iraniane të shëndetësisë Kianoush Jahanpour të premten në televizionin shtetëror.

Rastet tejkalojnë 30,000: janë regjistruar 2,926 raste shtesë, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të infektuarve në 32.332, shtoi Jahanpour.

Kujtojmë se Organizata Botërore bënë thirrje të qëndroni në shtëpi dhe të kujdeseni për higjienën tuaj, raportoi CNN, transmetoi Bota Sot.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat