Edhe 139 të vdekur nga koronavirusi në Iran

Azia

Edhe 139 të vdekur nga koronavirusi në Iran

Më: 28 mars 2020 Në ora: 15:51
Foto ilustrim

Irani raportoi të shtunën për 139 viktima të reja nga koronavirusi, të cilat e çojnë në 2,517 numrin total të tyre.

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësië, Kianoush Jahanpour, i tha televizionit shtetëror iranian se numri i rasteve të të infektuarve është rritur gjatë 24 orëve të fundit për 3,076, përkatësisht në 35,408.

Irani është vendi i shtatë në botë me numrin më të madh të të infektuarve.

Para tij janë: SHBA-ja, Italia, Kina, Spanja, Gjermania dhe Franca.

Presidenti i Iranit, Hassan Rohani, është zotuar se autoritetet do ta frenojnë përhapjen e koronavirusit brenda dy javësh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat