Gazeta italiane: Dhjetë herë më shumë të vdekur në Wuhan

Azia

Gazeta italiane: Dhjetë herë më shumë të vdekur në Wuhan

Më: 29 mars 2020 Në ora: 14:26
Wuhan

Kina ka nisur të lehtësojë kufizimet në zonat më të prekura nga koronavirusi.

Mes tyre edhe qyteti Wuhan, aty ku nisi pandemia që po i merr frymën botës.

Por sa e vërtetë është shifra prej mbi 3100 të vdekur në Hubei, kur në vende të tjera, si për shembull në Itali, deri tani janë të paktën 10 mijë viktim?

Gazeta Corriere della Sera shkruan se edhe vetë mediat kineze kanë nisur të hedhin dyshime për numrin e viktimave.

Një gazetë shkruan se në Wuhan, numri i viktimave mund të jetë të paktën dhjetë herë më i madh. Sipas një përllogaritje, mund të jenë të paktën 42 mijë viktima.

Në Kinë, viktimat kremohen dhe hiri i tyre varroset kryesisht poshtë pemëve.

Mediat sociale janë të mbushura me foto stoqesh me urna që përdoren për hirin e të kremuarve ne Wuhan.

Më herët ka pasur raportime se për shkak të numrit të madh të kremimeve, Wuhan ka kërkuar ndihmën e qyteteve të tjera, të cilat kanë dërguar punëtorë.

Në fillimet e epidemisë në Kinë, pati raportime se tymi nga djegia e trupave mund të shihej nga shumë larg.

Nuk dihet nëse gazeta kineze do dënohet për këtë raportim, por edhe më herët ka pasur spekulime në mediat vendase se qeveria komuniste po mban fshehur të dhënat.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat