Covid-19, Kryeministri i Izraelit përfundon në karantinë

Azia

Covid-19, Kryeministri i Izraelit përfundon në karantinë

Më: 30 mars 2020 Në ora: 15:07
Benjamin Netanyahu

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu do të izolohet në karantinë duke nisur nga kjo e hënë.

Ky vendim vjen pasi këshilltari i tij doli pozitiv me koronavirus.

Netanyahu është lideri i dytë i qeverisë i cili mbyllet në karantinë, pasi i pari u mbyll Kryeministri britanik Boris Johnson, i cili u konfirmua pozitiv ndaj Covid-19.

Në Izrael numri i të prekurve nga koronavirusi ka arritur në 4347, ndërsa i viktimave në 16.

Ndërkohë 10 pacientë ndodhen në gjendje të rëndë, teksa 15 janë konfirmuar si të shëruar.

Izraeli ishte një ndër shtetet e para i cili mori masa të ashpra kundër koronavirusit dghe të enjten e kaluar Netanyahu urdhëroi një politikë kombëtare të mbylljes në shtëpi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat