Banorët e Wuhanit të zemëruar: Pushteti kinez fsheh të vërtetën, kanë vdekur 20 herë më shumë njerëz se shifrat zyrtare

Azia

Banorët e Wuhanit të zemëruar: Pushteti kinez fsheh të vërtetën, kanë vdekur 20 herë më shumë njerëz se shifrat zyrtare

Nga: F. B. Më: 31 mars 2020 Në ora: 13:26
Wuhan

Banorët e qytetit kinez Wuhan qyteti ku u paraqit për herë të parë virusi Corona theksojnë se pushteti dhe autoritetet kineze nuk po flasin të vërtetën kur është fjala për numrin e të vdekurve, shkruan “Pravda” përcjell “Bota Sot”.

Në Kinë zyrtarisht janë infektuar 81 mijë e 518 persona, ndërsa nga virusi Corona kanë vdekur 3 mijë e 305 persona, që sipas kësaj statistike Kinën me viktima e kanë kaluar edhe Italia, Spanja dhe së shpejti edhe ShBA.

Përderisa Kina posaçërisht në krahinën Hubei ngadalë po del nga karantina, qytetarët në rrjetet sociale kanë shprehur shifrat zyrtare që ka publikuar qeveria. Reporterët e portalit RFA që ishin në Wuhan dhe biseduan me qytetarët të cilët konsiderojnë se në atë qytet kanë vdekur së paku 40 mijë persona, ndërsa shifra zyrtare është 2 mijë e 500.

“Krematoriumet dhe murgjet punojnë  24 orë në ditë dhe nuk ka  gjasa që të kenë vdekur vetëm diçka më shumë se 3 mijë. Në varrime pritet edhe deri dy javë që përpara nuk ishte rast” thotë një banor i Wuhanit.

Shfrytëzuesit e rrjeteve sociale kanë  filluar që të shpërndajnë llogari në të cilat vërtetojnë se numri i të vdekurve është dukshëm më i madh, ndërsa një portal ka publikuar të dhëna se vetëm një kompani varrimi për një ditë ka pranuar më shumë s e5 mijë urne, që është dyfishi i numrit zyrtar të vdekurve.

Në rrethinën e Wuhanit punojnë shtatë krematoriume që pas heqjes së karantinës kanë nisur punën e plotë nga e hëna e kaluar dhe çdo ditë familjeve të vdekurve iu dorëzojnë nga 3 mijë e 500 urna. Ato kanë njoftuar familjet e të vdekurve se do të përfundojnë të gjitha kremimet deri me 12 prill sepse janë të mbingarkuar me kërkesa, ndërsa rrjetet sociale kanë llogaritur se brenda javës bëhen kremimi i 42 trupave. Nuk është njoftuar nëse në këtë numër hyjnë edhe të vdekurit nga vdekjet natyrale apo sëmundjet tjera, ndërkohë që në këto krematoriume  kryhen 220 kremime në ditë.

“Askush në qytet nuk ju beson të dhënave zyrtare, projeksioni  për 40 mijë viktima është shumë më real, por ndoshta qeveria shkallë – shkallë do të publikoj të dhënat e sakta, ashtu që njerëzit sa më është të pranojnë realitetin” tha një qytetar i Wuhanit.

Gazetarët RFA kanë kontaktuar edhe burime mirë të informuara në zyrat e mbrojtjes civile që thonë se si pasojë e virusit Corona shumë njerëz kanë vdekur pa hyrë në statistika zyrtare. Burimi ka thënë se krematoriumet dy herë në ditë lajmërojnë numrin e kremtimeve të trupave tel autoritetet e qytetit dhe në këtë qytet brenda një muaji janë kryer 28 mijë kremime të trupave. Sipas këtij burimi mendimi për 40 apo edhe 48 mijë viktimave nuk është i tepruar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat