Kina raportoi të mërkurën 1,367 raste asimptomatike të coronavirusit, duke shkuar numri në 81.554 infeksione të regjistruara.Këta persona nuk kishin asnjë shenjë që tregonin se ishin të infektuar me Covid-19, pa ethe dhe kollë, karakteristika të COVID-19.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, në 24 orët e fundit ka pasur shtatë vdekje të reja në Kinë, duke sjellë bilancin zyrtar në 3,312.Vendi, ku mendohet se filloi coronavirusi, duket se e ka ngadalësuar kryesisht epideminë. Prioriteti i tij sot është të parandalojë që sëmundja të kthehet në tokën e tij nga jashtë.
Kina mbylli përkohësisht kufijtë e saj për shumë të huaj dhe shkurtoi në mënyrë drastike fluturimet e saj ndërkombëtare.Pas dy muajsh mbyllje, provinca Hubei (qendra), ku mendohet se u shfaq pandemia, filloi rihapjen e dyerve të saj javën e kaluar.
Kina është vendi i katërt më i prekur, pas Shteteve të Bashkuara, Italisë dhe Spanjës. Në nivel global, pandemia deri më tani ka lënë më shumë se 42,000 vdekje dhe numri i të prekurve tejkalon 860,000.
Presidenti kinez Xi Jinping insistoi të martën se përparësia tani është ndalimi i hyrjes së personave të infektuar dhe paralajmëroi se mbikëqyrja do të mbetet aktive për një periudhë “të gjatë”. Nga kjo javë vendi mbylli kufirin për të huajt.