Masa ekstreme për “Coronavirus”: Kush thyen karantinën, qëllohet për vdekje!

Azia

Masa ekstreme për “Coronavirus”: Kush thyen karantinën, qëllohet për vdekje!

Më: 2 prill 2020 Në ora: 11:49
Ilustrim

Nuk ka ilaç të miratuar nga autoritetet përkatëse shëndetësore, që e shëron “Coronavirus”. Nuk ka as vaksinë, që të bën imun ndaj tij. Bota është gjunjëzuar nga ky infeksion, armik i padukshëm, që po shkakton mijëra të vdekur. Të gjithë jemi mbyllur brenda shtëpive, si e vetmja mënyrë për të frenuar pandeminë globale. Qeveritë përkatëse kanë gjetur këtë mënyrë për t’i bërë ballë të keqes së madhe, edhe pse mund t’i kufizojë jo pak të drejtat e njeriut.

Masat përata që thyejnë rregullat e karantinës janë të ndryshme në vende të ndryshme. Ne kemi parë se si në Indi, policët atje i rrahin me shkopinj ata që kanë dalë nga shtëpitë. Gjobat e majme financiare po aplikohen rëndom në Europë, por është edhe një vend, që të fut plumbin, po nuk iu përmbajte masave shtrënguese e kufizuese. E kemi fjalën për Ishujt Filipine, ku u shënua një rast i paprecedentë.

Presidenti i vendit, Rodrigo Duterte, kërkoi ndëshkime ekstreme për personat që nuk respektojnë karantinën, apo për bluzat e bardha, që nuk ofrojnë shërbimin e duhur ndaj të sëmurëve. Ai u kërkoi forcave të ushtrisë të qëllojnë ndaj kujtdo që nuk respekton rregullat: “Urdhrat e mia për policinë dhe ushtrinë janë të qarta: qëlloni për vdekje ndaj çdokujt që nuk bindet dhe vë jetën tuaj në rrezik”. Filipinet kanë regjistruar deri më tani 96 jetë të humbura nga Cpovid-19, ndërkohë që mbi 2000 persona janë të infektuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat