Kina importoi më shumë se dy miliardë maska dhe 25 milionë copë rroba mbrojtëse nga jashtë para se shpërthimi i koronavirusit të arrinte nivelet pandemike.
Të enjten një raport i qeverisë kineze tregoi në detaje tregtinë e saj të jashtme për dy muajt e parë të vitit, kur vendi ishte në kulmin e krizës së koronavirusit, raporton Daily Mail.
Në kohën kur infeksioni flloi të përhapej në të gjithë globin në janar dhe shkurt, tek Kina u vërejt një
“rritje drastike e importimit të mallrave kryesore të konsumit”.
Më shumë se 2.46 miliardë copë materiale mjekësore, përfshirë maska dhe pajisje mbrojtëse, u inspektuan nga Dogana Kombëtare në Kinë gjatë 24 janarit dhe 29 shkurtit, sipas raportit të qeverisë.