India raporton më shumë se 600 raste të reja me COVID-19, shkak një event fetar

Azia

India raporton më shumë se 600 raste të reja me COVID-19, shkak një event fetar

Më: 4 prill 2020 Në ora: 13:41
Indi

India ka raportua rritjen më të madhe të të infektuarëve me koronavirus brenda një dite.

Dita e djeshme arriti kulmin, deri më tani, me 601 infektime që përfaqësojnë një rritje me 26%.

Vendi ka 3082 raste dhe 86 vdekje, sipas shifrave të universitetit Johns Hopkins.

Rritja e madhe e numrit të të infektuarëve është lidhur me një event fetar të mbajtur në Neë Delhi ne mars, tha një zyrtar nga ministria e shëndetit. Njerëz nga e gjithë India dhe përtej ishin mbledhur për ceremoninë.

Deri më tani, 647 raste me koronavirus janë lidhur me eventin.

Qeveria tha në fillim të jaës se do të merrte masa strikte kundër atyre që organizuan këtë event.

“Na është thënë se shumë njerëz pas këti eventi shkuan në zona të ndryshme të vendit,” tha ministri Arvind Kejriwal.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat