Kina publikon për herë të parë kronologjinë e koronavirusit

Azia

Kina publikon për herë të parë kronologjinë e koronavirusit

Më: 6 prill 2020 Në ora: 15:07
Ilustrim

Kina publikoi për herë të parë të hënën e sotme një kronologji të hollësishme të përgjigjes së këtij vendi ndaj epidemisë së koronavirusit të tipit të ri (COVID-19), duke dhënë faktet kryesore dhe masat që ka marrë në përpjekjet e përbashkëta globale kundër virusit.

Bazuar në njoftimet mediatike dhe informacionin nga Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë, institucionet e kërkimit shkencor dhe departamentet e tjera, kronologjia ofron një përmbledhje të përpjekjeve të Kinës për lëshimin në kohë të informacionit, shkëmbimin e përvojave në parandalimin dhe kontrollin e epidemive dhe përparimin e shkëmbimeve dhe bashkëpunimit ndërkombëtar.

Kronologjia përmban ngjarje të regjistruara nga fundi i dhjetorit 2019 deri në mars 2020.

Kjo kronologji veçon se epidemia COVID-19 është një emergjencë e madhe e shëndetit publik që u përhap me shpejtësi dhe ka qenë më e vështira për t’u kontrolluar që nga themelimi i Republikës Popullore të Kinës në vitin 1949.

Me përpjekjet e përbashkëta të të gjithë kombit, prirja pozitive në parandalimin dhe kontrollin e epidemisë në Kinë është konsoliduar dhe zgjeruar vazhdimisht dhe është përshpejtuar rinisja e prodhimit normal dhe të jetës së përditshme, thuhet në dokument.

Në këtë dokument vihet në dukje një "sfidë të jashtëzakonshme" për sigurinë globale të shëndetit publik, pasi kohët e fundit pandemia po përhapet me shpejtësi në botë.

Epidemia e koronavirusit të ri, thuhet në raport, ka regjistruar deri në fillim të prillit rreth 3.300 të vdekur. Prej tyre, 46 mjekë dhe infermierë kanë vdekur në luftën kundër epidemisë. Gjatë mbi dy muajve, mbi 1 500 punonjës mjekësorë në provincën Hubei janë infektuar. Mijëra punonjës mjekësorë kinezë shkuan në Wuhan ose qëndruan në vendlindjen të tyre për të marrë pjesë në luftën kundër epidemisë.

Sipas të dhënave nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, COVID-19 ka prekur mbi 208 vende dhe rajone dhe deri mesditën e sotme u regjistruan mbi 1.2 milionë raste të konfirmuara me më shumë se 70 mijë të vdekur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat