Ri-hapen pikat turistike, turistëve kinez nuk iu bie ndërmend për distancë sociale

Azia

Ri-hapen pikat turistike, turistëve kinez nuk iu bie ndërmend për distancë sociale

Më: 6 prill 2020 Në ora: 17:46
Foto ilustrim

Parqet kombëtare kineze janë rihapur duke shkaktuar skena koatike, pasi që 20 mijë njerëz u ftuan të hyjnë falas.

Këshillat për distancën sociale u injoruan dhe disa prej tyre nuk po mbanin maska mbrojtëse, raportojnë mediet e huaja.

Të dy portat e Parkut Kombëtar Huangshan në provincën lindore të Kinës Anhui u detyruan të mbyllen, pasi numri e vizitorëve arritën kulmin gjatë fundjavës.

Pamjet e mundësuara nga dëshmitarë të ngjarjes tregojnë dhjetëra mijëra njerëz duke pritur në radhë që të vizitojnë atraksionet turistike.

Pavarësisht shqetësimeve për transmetimin e virusit Covid-19, asnjë prej vizitorëve duket se nuk po respekton udhëzimin e mbajtjes së distancimit prej dy metrash.

Në një deklaratë të djeshme, parku tha se do të vazhdojë të zbatojë urdhrin për vendosjen e maskave dhe respektimin e distancës sociale.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat