Kinezët mezi kanë pritur, turistët ia mësyjnë atraksioneve turistike – por pandemia nuk ka përfunduar

Azia

Kinezët mezi kanë pritur, turistët ia mësyjnë atraksioneve turistike – por pandemia nuk ka përfunduar

Më: 7 prill 2020 Në ora: 12:14
Foto ilustrim

Një numër i madh i qytetarëve në Kinë janë mbledhur në atraksionet e njohura turistike nëpër të gjitha qytetet e vendit, pavarësisht thirrjeve të ekspertëve të shëndetësisë që të kenë kujdes sepse pandemia e coronavirusit ende nuk ka përfunduar.

Fotografitë e shkrepura më 4 prill në malet e parkut Huangshan në provincën Ahui, tregojnë mijëra njerëz shumica e të cilëve mbanin maska, por që ishin shumë afër njëri-tjetrit.

Të gjithë dëshironin të kalojnë kohën e lirë në ambient të hapur, pas periudhës që gjatë të kufizimit të lëvizjes dhe masave të karantinimit.

Masa ishte aq e madhe sa që në orët e para të mëngjesit, zyrtarët e parkut kanë bërë të ditur se kapaciteti ditor prej 20 mijë vizitorëve është arritur dhe se nuk mund të pranojnë vizitorë tjerë.

Ndërkohë shëtitorja Bund kranë lumin Hangpu në Shangai, gjithashtu ka qenë e mbushur me turistë dhe ata që kishin vendosur për të bërë shoping.

Kjo shëtitore për disa javë ka qenë plotësisht e zbrazët, kurse shumë restorante që kanë qenë të mbyllura e kanë rifilluar punën, e disa prej tyre kërkojnë nga klientët që fillimisht të rezervojnë vendet.

Situatë e ngjashme ka qenë në Pekin ku qytetarët kanë qëndruar nëpër hapësira të hapura dhe parqe. Rikthimi i jetës ka ndodhur pas tre katër muajve, që kur shpërtheu  coronavirusi në qytetin Wuhan.

Megjithatë ai për një kohë të shkurtër u përhap në tërë botën ku janë infektuar afro një milion e gjysmë njerëz, kurse në Kinë u “ndërpre”përkohësisht  jeta që të parandalohet përhapja e mëtejme.

E derisa qeveria po zvogëlon kufizimet, ekspertët kinezë të shëndetësisë po u bëjnë thirrje qytetarëve të jenë sa më të kujdesshëm. Epidemiologu kryesor në qendrën kineze për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, Zheng Guang, ka thënë se pandemia e coronavirusit në Kinë nuk ka përfunduar.

“Pandemia nuk është as afër fundit në Kinë, thjesht ka hyrë në një fazë të re”, ka shtuar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat