Përfundon bllokada në Wuhan

Azia

Përfundon bllokada në Wuhan

Më: 7 prill 2020 Në ora: 21:28
Wuhan

Autoritetet në Kinë kanë hequr bllokadën te vendosur dy muaj më parë në qytetin kinez ku shpërtheu Covid-19, Wuhan.

Ky është një lajm i mirë që tregon se vendi po shkon drejt fundit të krizës shëndetësore.

Që nga 23 shkurt, banorët e qytetit me 11 milion banorë në Kinën qendrore nuk mund të kalonin kufirin. Në një nga stacionet e trenit të qytetit, turmat  e njerëzve ishin të ngazëllyer ndërsa qindra pasagjerë prisnin trenin, raporton AFP.

“Jam mbyllur në burg për 77 ditë”, tha një burrë, i cili foli në kushte anonimiteti sepse nuk ishte i autorizuar.

Për herë të parë nga shpërthimi i epidemisë, Ministria e Shëndetësisë në Kinë foli për zero raste të reja të koronavirusit të ri në vend. Në Wuhan, numri i fluturimeve dhe oraret e trenave mbetet i kufizuar aktualisht. Wuhan do të ruajë kufizimet, udhëtimet do të jenë të kufizuara për të  të parandaluar çdo rikuperim të mundshëm të virusit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat