Presidenti i Kinës jep alarmin: Jemi pranë një vale të dytë koronavirusi

Azia

Presidenti i Kinës jep alarmin: Jemi pranë një vale të dytë koronavirusi

Më: 10 prill 2020 Në ora: 19:04
Presidenti kinez Xi Jinping

Presidenti kinez Xi Jinping ka paralajmëruar mundësinë që koronavirusi të ketë një valë të dytë infeksioni. Xi u bëri thirrje autoriteteve kineze që të vëzhgojnë me kujdes rastet e importuara nga jashtë.  Gjatë një takimi me vendimmarrës të të Partisë Komuniste Kineze, Xi tha se Kina nuk duhet ta ulë alertin.

“Vështirësi dhe sfida të reja janë shfaqur për rinisjen e punës në Kinë dhe zhvillimin ekonomik dhe shoqëror,”-tha Xi.

Edhe pse duket se përhapja e koronavirusit në Kinë është nën kontroll, ky alarm i ka vënë në lëvizje autoritetet. Ndërkohë që ka lajme të mira nga epiqendra e shpërthimit origjinal të pandemisë. Wuhani ka hapur kufijtë dhe po vijon normalisht me jetën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat