Shkencëtarët kinez: Foshnjat mund të jenë në rrezik të infektohen me koronavirus gjatë shtatzënisë

Azia

Shkencëtarët kinez: Foshnjat mund të jenë në rrezik të infektohen me koronavirus gjatë shtatzënisë

Më: 11 prill 2020 Në ora: 15:47
Foto ilustrim

Foshnjat mund të jenë në rrezik të kapin koronavirusin nga nëna e tyre gjatë shtatzënisë, kanë paralajmëruar shkencëtarët.

Mjekët kinezë studiuan katër të posalindur të cilët testuan pozitivisht për infeksionin brenda disa ditësh nga një lindje cezariane.

Tre ishin izoluar sapo kishin lindur sepse nënat e tyre ishin diagnostikuar para lindjes. Nëna dhe foshnja e katërt u testuan pozitive dy javë më vonë.

Studiuesit thanë që ‘nuk mund të përjashtonin’ që foshnjat kishin marr virusin ndërsa ishin ende në mitër përmes placentës megjithatë, nuk kishte prova të drejtpërdrejta për këtë.

Në studimin e fundit, Dr Zhi-Jiang Zhang dhe kolegët e tij në Universitetin Wuhan studiuan katër bebe të lindura përmes seksionit C midis dhjetorit 2019 dhe marsit 2020.

Tre nga nënat dihej se kishin virusin para lindjes dhe foshnjat e tyre u ndanë menjëherë. Fëmijët e tyre shfaqën simptoma ndërsa ishin në izolim. Ndërsa ata nuk mund të jenë të sigurt, shkencëtarët besojnë se këta tre foshnje morën virusin nga nëna e tyre.

Studiuesit theksuan se ata nuk gjetën ‘prova të drejtpërdrejta’ të transmetimit vertikal, nuk kishte gjurmë të virusit që gjenden në lëngun amniotik ose në gjakun e kordonit kërthizor, shkruan Daily Mail. Por ata gjithashtu nuk gjetën prova për ta kontestuar atë.

Autori kryesor Dr Zhi-Jiang Zhang, nga Universiteti Wuhan, shtoi: “Covid-19 është shumë ngjitëse dhe studimi ynë sugjeron që transmetimi intrauterine nuk mund të përjashtohet, por që prognoza është e mirë si për gratë shtatzëna ashtu edhe për foshnjat e porsalindura”.

Pasi studiuan tre foshnje me koronavirus të lindur në Spitalin e Fëmijëve Wuhan, të cilët secili u shëruan mirë, ata thanë ‘ka të ngjarë’ virusi erdhi nga nëna, dhe jo spitali.

Dr Zeng Lingkong dhe kolegët thanë se është ‘thelbësore’ që nënat të kontrollohen për të parë infeksionin Covid-19.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat