COVID-19/ Në Indi 34 viktima në 24 orë, qeveria njofton shtyrjen e masave

Azia

COVID-19/ Në Indi 34 viktima në 24 orë, qeveria njofton shtyrjen e masave

Më: 12 prill 2020 Në ora: 10:40
Indi

Në 24 orët e fundit në Indi janë regjistruar 34 viktima si pasojë e COVID-19 me një total prej 273 personash.

Ndërsa numri i të infektuarve në po këtë periudhë kohore ka qenë 910 të prekur duke e çuar numrin total në 8,356.

Kryeqyteti Neë Dehli është dhe vendi më i prekur në Indi, ndërkohë vetëm ditën e djeshme janë kryer 17,143 teste.

Ditën e djeshme (11 prill) qeveria indiane njoftoi shtyrjen e masave të marra për parandalimin e virusit.

Shtetrrethimi do të shtyhet për disa ditë deri në një vendim të dytë nga ana e autoriteteve.

Izolimi si pasojë e koronavirusit duket se ka goditur pjesët më të varfra të vendit duke e thelluar akoma më shumë varfërinë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat