Një tërmet 5,8 ballë godet Indonezinë

Azia

Një tërmet 5,8 ballë godet Indonezinë

Më: 16 prill 2020 Në ora: 09:45
Ilustrim

Provinca indoneziane Maluku Verior është goditur nga një tërmet me fuqi prej 5,8 ballë.

Agjencia e Meteorologjisë, Klimës dhe Gjeofizikës në Indonezi (BMGK) tha se epiqendra e tërmetit ishte 83 kilometra verilindje të rajonit Ternate me thellësi prej 13 kilometra.

Sipas informacioneve të deritanishme, tërmeti nuk ka shkaktuar pasoja të rënda, as viktima.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat