A mund të infektohesh me koronavirus për herë të dytë? 163 persona të shëruar sëmuren sërish

Azia

A mund të infektohesh me koronavirus për herë të dytë? 163 persona të shëruar sëmuren sërish

Më: 18 prill 2020 Në ora: 11:59
Ilustrim

Në Korenë e Jugut 163 persona, që ishin kishin arritur ta mundnin koronavirusin janë sëmurur sërish. Zyrtarët e shëndetit në vendit po përpiqen të zbulojnë këtë mister.

E njëjta gjë edhe në Kinë, ku disa pacientë me koronavirus janë testuar pozitiv pasi u shëruan, megjithëse nuk ka shifra zyrtare.

Sipas Qendrës së Koresë së Jugut për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (KCDC), e cila shpërndau këto të dhëna, 2.1% e personave të shëruar që janë 7.829 rezultojnë sërish me COVID-19.

Por pacientët që po dëshmojnë se janë pozitivë janë akoma një shqetësim në të gjithë botën, përfshirë në vende si Koreja e Jugut, ku autoritetet duket se kanë pandeminë nën kontroll.

Rezultatet në ndryshim mund të jenë frustruese për pacientët. Jin Kim, i cili është shtruar në spital në qytetin e Koresë së Jugut Daejeon, testoi pozitiv për koronavirus në 25 Mars – këtë javë ai testoi negativ, por një ditë më vonë ai testoi përsëri pozitiv. 25-vjeçari do të duhet të bëjë të paktën dy teste të tjera, pasi i duhen dy teste të njëpasnjëshme negative që të quhet i shëruar.

Kujtojmë që deri tani koronavirusi në botë ka shkaktuar 154,271 viktima, ndërsa numri i të infektuarve është 2,249,717 sipas Johns Hopkins University.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat