Studenti kthehet nga Nju Jorku dhe infekton 70 persona, Kina mbyll qytetin me 10 milionë banorë

Azia

Studenti kthehet nga Nju Jorku dhe infekton 70 persona, Kina mbyll qytetin me 10 milionë banorë

Më: 23 prill 2020 Në ora: 21:37
Kina

Një qytet i madh kinez ka miratuar masa dramatike karantine kundër koronavirusit të ri pasi u zbulua një shpërthim i ri.

Më shumë se 70 persona janë infektuar dhe mbi 4000 janë duke u testuar në Harbin, pasi virusi besohej se ishte sjellë në qytet nga një student që ishte kthyer nga Nju Jorku, sipas raporteve të mediave, shkruan “Daily Mail”.

Zyrtarët kanë ndaluar grumbullimet dhe kanë urdhëruar komunitetet të monitorojnë nga afër vizitorët jolokalë dhe automjetet në qytetin me rreth 10 milionë banorë.

Pika kontrolli janë instaluar në aeroport dhe stacionet e trenave, për të kontrolluar ata që vijnë nga jashtë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat