Këshilltari presidencial i Koresë së Jugut thotë se Kim Jong-Un është gjallë

Azia

Këshilltari presidencial i Koresë së Jugut thotë se Kim Jong-Un është gjallë

Më: 26 prill 2020 Në ora: 16:38
Kim Jong-Un

Sipas këshilltari për politikë të jashtme të presidentit të Koresë së Jugut, Jae Yong Yong, Chung in-Mun lideri i Koresë së Veriut Kim Jong Un është gjallë dhe mirë.

Ai gjithashtu shtoi se lideri veri-korean ndodhet në zonën Wonsan që nga 13 prilli.

“Asnjë zhvillim i dyshimtë nuk është vërejtur deri më tani,” tha ai, transmeton Newsweek.

Ndërsa ditëve të fundit, mediet botërore kanë shkruar se shëndeti i Kim Jong-Un është kompromentuar dhe shumë kanë spekuluar se ai ka vdekur.

Kim nuk është shfaqur në publik që nga 11 prilli, dhe është thënë se ai kishte një operacion dhe është në gjendje të dobët shëndetësore.

Më herët ditën e sotme, në mediat sociale u shfaq një fotografi ku gjoja dukej Kim Jong-Un në një arkivol xhami, por nuk është konfirmuar nëse pamjet janë autentike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat