Irani planifikon të rihapë xhamitë në zona pa koronavirus

Azia

Irani planifikon të rihapë xhamitë në zona pa koronavirus

Më: 26 prill 2020 Në ora: 16:57
Iran

Irani planifikon të rihapë xhamitë në pjesë të vendit që kanë qenë vazhdimisht pa shpërthim të koronavirusit, pasi kufizimet për iranianët do lehtësohen gradualisht, tha Presidenti Hassan Rouhani të dielën.

Irani, një nga vendet e Lindjes së Mesme më të goditur nga pandemia, do të ndahet në rajone të bardha, të verdha dhe të kuqe bazuar në numrin e infeksioneve dhe vdekjeve, tha Rouhani, sipas faqes së internetit të Presidencës, raporton Reuters.

Aktivitetet në secilin rajon do të kufizohen në përputhje me rrethanat, kështu që një zonë që ka qenë vazhdimisht pa infeksione ose vdekje do të etiketohen si të bardha dhe xhamitë do të mund të rihapen me rinisjen e  lutjeve të së premtes, tha Rouhani.

Ai tha se etiketa e dhënë për çdo rajon në Republikën Islamike mund të ndryshojë dhe ai nuk tha kur programi i kodimit të ngjyrave do të hyjë në fuqi.

Iranianët janë rikthyer në dyqane, pazare dhe parqe gjatë javës së kaluar pasi vendi lehtëson kufizimet e koronavirusit, pasi vendi po shënon nën 100 vdekje në ditë, që nga 14 prilli.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat