Vendi ku shpërtheu koronavirusi, largohet nga spitali pacienti i fundit në Wuhan

Azia

Vendi ku shpërtheu koronavirusi, largohet nga spitali pacienti i fundit në Wuhan

Më: 27 prill 2020 Në ora: 20:46
Foto

Qyteti kinez Wuhan, ku filloi pandemia globale e koronavirusit, tani nuk ka asnjë rast të mbetura në spitalet e tij. Kjo është konfirmuar nga  një zyrtar i lartë i shëndetësisë në Wuhan.

Kjo është një ditë historike për Wuhanin që nga shpërthimi i epidemisë.

“Lajmet e fundit janë se deri në 26 Prill, numri i pacientëve të rinj me  koronavirus në Wuhan ishte në zero, falë përpjekjeve të përbashkëta të Wuhan dhe stafit mjekësor nga i gjithë vendi,” tha zëdhënësi i Komisionit Kombëtar të Shëndetit Mi Feng në një konferencë.

Qyteti i Wuahnit ka raportuar 46,452 raste, 56 përqind e totalit kombëtar në Kinë.  Po ashtu shënoi edhe  3,869 vdekje, ose 84 përqind e totalit të Kinës për sa i përket vdekjeve nga Covid-19.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat