Qeveria e Koresë së Jugut thotë se ka njohuri për vendndodhjen e Kim Jong-Un

Azia

Qeveria e Koresë së Jugut thotë se ka njohuri për vendndodhjen e Kim Jong-Un

Më: 28 prill 2020 Në ora: 17:09
Kim Jong-Un

Zyrtarë të lartë të Koresë së Jugut kanë thënë të martën se qeveria e tyre e di vendndodhjen e liderit të Koresë së Veriut, Kim Jong-Un, mungesa e të cilit nga pamja publike ka shkaktuar një valë spekulimesh në lidhje me shëndetin e tij.

“Qeveria është në dijeni për vendndodhjen e Kim Jong-Un”, tha Ministri i Unifikimit, Kim Yeon-chul gjatë një seance parlamentare.

Sipas mediave të huaja, presidenti amerikan Donald Trump, ka deklaruar se e ka pasqyrën e qartë të gjendjes shëndetësore të liderit të Koresë së Veriut, mirëpo u shpreh se aktualisht nuk mund të flasë për këtë.

“Po, e kam një pasqyrë të qartë, por nuk mund tani të flasë për këtë. I uroj shërim të shpejtë dhe gjitha të mirat”, ka deklaruar Trump para gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë.

Kujtojmë që javën e kaluar CNN, pati raportuar se inteligjenca amerikane ka informacione se Jong-Un është në prag të vdekjes pas ndërhyrjes kirurgjikale që e pati, për shkak të problemeve me zemër dhe mbipeshën.

Prej asaj kohe kanë qarkulluar teori të ndryshme për liderin koreano-verior i cili ka nxitur edhe ma shumë dyshime pasi nuk është shfaqur në publik që nga 11 prilli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat