528 raste të reja në 24 orë/ Singapori konfirmon 15 viktima nga koronavirusi

Azia

528 raste të reja në 24 orë/ Singapori konfirmon 15 viktima nga koronavirusi

Më: 30 prill 2020 Në ora: 19:19
Singapor

Singapori konfirmoi 528 raste të reja të koronavirusit të enjten, tha Ministria e saj e Shëndetësisë, duke e rritur numrin e përgjithshëm në 16.1169 të infektuar.

Gjithashtu gjatë 24 orëve të fundit u raportua një vdekje, duke rritur numrin e përgjithshëm të vdekjeve në 15 viktima, raporton Reuters.

Ndër rastet e reja të konfirmuara, gjashtë janë vendas ose banorë të përhershëm, ndërsa 488 raste janë punëtorë të huaj që jetojnë në konvikte, tha ministria e shëndetësisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat