Nuk morën mësim nga koronavirusi: Në Kinë hapen tregjet që po shesin insekte

Azia

Nuk morën mësim nga koronavirusi: Në Kinë hapen tregjet që po shesin insekte

Më: 30 prill 2020 Në ora: 22:04
Foto ilustrim

Rrugët e Kinës kanë filluar të pushtohen nga tezgat të mbushura me kafshë të egra, pas 70 ditësh karantine.

Shitësit e natës në Nanning ofrojnë specialitete të ndryshme me oktapod, akroba dhe kombinime të orizit me insekte të rralla.

Në treg shiten edhe merimanga dhe krijesa të tjera, ani pse vende të ndryshme të bote e kanë dënuar tregëtinë e kafshëve të egra dhe kanë kërkuar të ilegalizohet.

Tregje të ngjashme që operonin në Wuhan sollën koronavirusin, i cili ka infektuar më shumë se tre milionë njerëz në mbarë botën deri më tani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat