Çfarë ka ndodhur me Kim Jong-Un? Një dezertues i Koresë se Veriut tha se këtë fundjavë pritet të jepet lajmi i bujshëm

Azia

Çfarë ka ndodhur me Kim Jong-Un? Një dezertues i Koresë se Veriut tha se këtë fundjavë pritet të jepet lajmi i bujshëm

Më: 1 maj 2020 Në ora: 17:29
Kim Jong-Un

Një dezertues i Koresë së Veriut, i zgjedhur si ligjvënës në Korenë e Jugut, pohoi se ai është 99 për qind i sigurt se Kim Jong-Un ka vdekur fundjavën e kaluar pas operacionit.

Raportet e pakonfirmuara në lidhje me shëndetin e dobët të Kim janë rritur, pasi ai nuk u shfaq në publik për gati tre javë. Lajmet e përshkruanin Kim si “në rrezik të madh” pas operacionit, ose që është fshehur në një vendpushim bregdetar për t’i shpëtuar koronavirusit.

Ji Seong-Ho, i cili fitoi një vend përfaqësimi proporcional të një partie të vogël në zgjedhjet e 15 prillit, pretendon se është 99 për qind i sigurt për vdekjen e Kim dhe Koreja e Veriut mund ta bëjë njoftimin e hidhur këtë fundjavë.

“Kam pyetur veten se sa kohë ai mund të duronte pas operacionit kardiovaskular. Jam informuar se Kim vdiq fundjavën e kaluar”, i tha Ji agjencisë së lajmeve “Yonhap”.

“Nuk është 100 për qind e sigurt, por mund të them që mundësia është 99 për qind. Koreja e Veriut besohet se po lufton me një çështje të ndërlikuar të suksesit”, tha ai.

Sipas Seong-Ho, ka të ngjarë që e motra, Kim Yo-Jong, ta pasojë atë, siç spekulojnë shumë ekspertë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat