India shënon rekord të rasteve të reja të koronavirusit - Bota Sot
India shënon rekord të rasteve të reja të koronavirusit

Azia

India shënon rekord të rasteve të reja të koronavirusit

Më: 2 maj 2020 Në ora: 09:39
Ilustrim

Ministria e Shëndetësisë e Indisë ka njoftuar se ky vend ka shënuar rekord për numrin ditor të rasteve të reja të koronavirusit me 2,293 të infektuar për 24 orë.

Kështu, numri i përgjithshëm i të infektuarve në vendin e dytë me popullsinë më të madhe në botë shkoi në 37,366, kursë numri i të vdekurve në 1,218, shkruan “CNN”.

Popullsia prej 1.3 miliard banorëve e Indisë vazhdon të mbetet në izolim. Kufijtë shtetërorë janë mbyllur, transporti është pezulluar, bizneset janë mbyllur dhe njerëzit janë të urdhëruar të qëndrojnë në shtëpi.

Masat e izolimit, të cilat ndikuan që mijëra njerëz të mbesin të ngujuar larg shtëpive të tyre, pritej të largoheshin nesër. Megjithatë, autoritetet e zgjatën afatin e masave edhe për dy javë të tjera, ndonëse disa prej tyre do të lehtësohen në zonat ku ka më pak raste të koronavirusit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat