“Orgji dhe lojëra seksi”: “Skuadra e Kënaqësisë” e Kim Jong-un, aty ku vajzat e virgjëra “argëtojnë” pushtetarët e Koresë së Veriut

Azia

“Orgji dhe lojëra seksi”: “Skuadra e Kënaqësisë” e Kim Jong-un, aty ku vajzat e virgjëra “argëtojnë” pushtetarët e Koresë së Veriut

Më: 2 maj 2020 Në ora: 11:29
Kim Jong-un

“Kur KIM Jong-un u bë lideri i parë i Koresë së Veriut që u takua me një president të Shteteve të Bashkuara, shumë shpresuan se kjo do të sinjalizonte një shkëputje nga e shkuara e errët e kombit”, shkruan “The Sun”.

Megjithatë, tre vite para se të takohej me Donald Trump-in në 2018-n, ai do të ringjallte një nga traditat më shokuese të regjimit të tij – “Skuadrën e Kënaqësisë”, krijuar me “argëtuese sekrete seksi”, krijuar për herë të parë nga gjyshi i tij.

Vendndodhja e Kim-it aktualisht nuk dihet, duke shkaktuar zëra sa i takon shëndetit të diktatorit brutal, pasi ai u zhduk nga jeta publike tre javë më parë. Disa madje shprehen që ka ndërruar jetë – por shërbimet e huaja të inteligjencës mendojnë se Kim po strehohet nga pandemia e koronavirusit në një kompleks të sigurt luksoz.

Por ndalemi pak brenda mureve tepër të mbrojtura të pallateve të tij, ku gjendet “Skuadra e Kënaqësisë”, e cila argëton zyrtarët e lartë të Koresë së Veriut.

Haremi prej 2.000 personash thuhet se është krijuar për të kënduar dhe kërcyer për elitën e kombit – por gjithashtu edhe për të marrë pjesë në lojëra seksuale dhe orgji të çuditshme.
Është shqetësues fakti se disa anëtare të “Skuadrës së Kënaqësisë” thuhet se janë në moshën 13-vjeçare, të marra direkt nga shkolla.

“Vajzat duhet të bëjnë kontrolle mjekësore për të provuar se janë të virgjëra, përpara se të mund të bashkohen”, shkruan “The Sun”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat