Vdekjet nga koronavirusi në Iran shkojnë mbi 6 mijë

Azia

Vdekjet nga koronavirusi në Iran shkojnë mbi 6 mijë

Më: 2 maj 2020 Në ora: 13:38
Iran

Numri i vdekjeve në Iran nga koronavirusi  u shtua me 65 gjatë 24 orëve të fundit duke arritur në 6,156 të shtunën, tha zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë Kianush Jahanpur në një deklaratë në TV shtetëror.

Numri i përgjithshëm i rasteve të diagnostikuara në Iran, një nga vendet më të goditura në Lindjen e Mesme, ka arritur në 96,448, tha ai, duke shtuar se 2.787 ishin në gjendje kritike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat