Rriten tensionet, shkëmbim zjarri mes trupave të Koresë së Veriut dhe Koresë së Jugut

Azia

Rriten tensionet, shkëmbim zjarri mes trupave të Koresë së Veriut dhe Koresë së Jugut

Më: 3 maj 2020 Në ora: 07:28
Foto ilustrim

Korea e Veriut dhe e Jugut kanë shkëmbyer zjarr në pikën kufitare. Sipas një deklaratë të ushtrisë së Koresë se Jugut, ushtria e Koresë së Veriut qëlloi me armë drejt një roje në pikën kufitare në qytetin Cheorwon.

Nuk raportohet për viktima nga ana e Koresë së Jugut. ‘Si kundërpërgjigje Korea e Jugut qëlloi në dy raunde si dhe dhamë njoftimin paralajmërues sipas manualit tonë’- thuhet në deklaratën e ushtrisë.

Një zyrtar tha se Korea e Jugut po përpiqet të kontaktojë më Korenë e Veriut. Akoma nuk dihet e çfarë e provokoi këtë shkëmbim zjarri. Kujtojmë që kjo është hera e parë në 5 vitet e fundit që trupat e Koresë së Veriut qëllojnë drejtpërdrejt ndaj trupave të Koresë së Jugut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat