Konfirmohen mbi 500 viktima nga virusi në Japoni

Azia

Konfirmohen mbi 500 viktima nga virusi në Japoni

Më: 3 maj 2020 Në ora: 16:14
Japoni

Mediat vendase konfirmojnë se numri i përgjithshëm i vdekjeve nga koronavirusi në Japoni ka tejkaluar shifrën 500 personave.

Transmetuesi NHK raporton se 530 persona kanë humbur jetën nga COVID-19 deri tani dhe më shumë se 15 500 të tjerë kanë rezultuar pozitivë.

Kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe do të vendosë të hënën lidhur me zgjatjen e gjendjes së jashtëzakonshme mbarëkombëtare për rreth një muaj.

Kufizimet aktuale priten të përfundojnë në 6 maj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat