Përkeqësohet situata në Jemen/ OBSH: Mund të preket gjysma e popullsisë nga koronavirusi

Azia

Përkeqësohet situata në Jemen/ OBSH: Mund të preket gjysma e popullsisë nga koronavirusi

Më: 3 maj 2020 Në ora: 16:37
Jemen

Sipas Organizata Botërore e Shëndetësisë, gjysma e popullsisë së Jemenit mund të preket nga pandemia e koronavirusit.

Në deklaratën e zyrës së OBSH-së në Jemen, thuhet se sistemi shëndetësor vazhdon të vuajë nga mungesa e stafit dhe nga sistemi i dobët shëndetësor, si dhe furnizimet mjekësore të nevojshme për të luftuar koronavirusin në vend janë të pamjaftueshme.

Pas shpalljes së pandemisë, OBSH ka paralajmëruar autoritetet lokale në Jemen se ekziston mundësia që virusi të prekë 50% të popullsisë së Jemenit, ose rreth 16 milionë persona.

OBSH shtoi se do të vazhdojë të mbështesë të gjithë partnerët që punojnë në fushën e shëndetësisë dhe institucionet shëndetësore të vendit.

Deri tani Jemeni, ka raportuar 10 raste me COVID-19, mes tyre dy viktima dhe një i shëruar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat