Shenja të dyshimta në krah, ekspertët shpjegojnë se çfarë ka ndodhur me Kim Jong-un

Azia

Shenja të dyshimta në krah, ekspertët shpjegojnë se çfarë ka ndodhur me Kim Jong-un

Më: 3 maj 2020 Në ora: 23:11
Kim Jong-un

Është aluduar shumë këtë kohë mbi vdekjen e Kim Jong Un. Jo më larg se dje lideri suprem, doli në publik pas 20 ditësh dhe atë e bëri në inagurimin e një fabrikë të përpunimit të mbeturinave, pranë Penianit. Megjithatë, sërish u spekulua mbi vërtetësinë e fotove dhe u përfol se e gjitha mund të ishte një “fshehje e së vërtetës”. Ndërkaq, ekspertët kanë zbuluar se shenjat në duar të Kim Jong Un, (të cilat u panë në inagurim), janë një vërtetues se diktatori i është nënshtruar një operacioni në zemër, megjithëse autoritetet në Pnian e kanë mohuar këtë gjë.

“Ekspertët mjekësorë kanë vlerësuar se pamjet video të vizitës së diktatorit në inagurim dhe shenjat në krahët e tij, janë një tregues i qartë se ai i është nënshtruar një operacioni në zemër”, njoftoi një media amerikane.

Diktatori u pa duke buzëqeshur dhe biseduar me ndihmësit e tij më të afërt në ceremoni. Ai u shoqërua nga disa zyrtarë të lartë të Koresë së Veriut, përfshirë këtu edhe motrën e tij të vogël Kim Yo Jog, e cila këto kohë është përfolur se mund të merrte drejtimin e shtetit, nëse diktatori kishte ndërruar jetë. Ajo që në dukje janë si shenja gjilpërash në krahët e Kim, të cilat dalin në pah teksa ai hipi mbi një makinë golfi,  është një skenë e përsëritur edhe  në vitin 2014. Kim Jong-un ende nuk është parë në një komunikim të drejtpërdrejtë dhe mundësia që ai mund të ketë ndërruar jetë është ende e madhe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat