Libi, vritet komandanti që mbronte bazën strategjike Al-Watiya

Azia

Libi, vritet komandanti që mbronte bazën strategjike Al-Watiya

Më: 5 maj 2020 Në ora: 16:21
Ilustrim

Ushtria e Libisë gjatë një operacioni për të rimarrë nga milicët e Khalifa Haftarit, bazën strategjike Al-Watiya ka vrarë të ashtuquajturin komandant Osama Amsek i ngarkuar me detyrën për të mbrojtur bazën.

Në një deklaratë me shkrim nga Zyra për shtyp e operacionit “Burkan Al-Ghadab” që zhvillohet nga ushtria e Libisë, thuhet se njësitë e ushtrisë konfiskuan një mjet ushtarak dhe neutralizuan 10 mjete të tjerë gjatë operacionit për të rimarrë nga milicët e Haftarit bazën ushtarake Watiya.

Gjithashtu në deklaratë thuhet se në operacion është vrarë edhe Osama Amsek, komandanti i milicëve të Haftarit me detyrën për të mbrojtur bazën ajrore ushtarake Al-Watiya.

Ushtria e Libisë, në orët e para të mëngjesit filloi një operacion për të çliruar nga pushtimi i milicëve të Haftarit, liderit të forcave të armatosura jolegjitime, bazën ajrore Al-Watiya e cila është pika më strategjike në perëndim të vendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat