Rrëfimi: Pashë presidentin të zbulonte në TV se kisha Covid-19

Azia

Rrëfimi: Pashë presidentin të zbulonte në TV se kisha Covid-19

Më: 6 maj 2020 Në ora: 11:10
Sita Tyasutami, Maria Darmaningsih dhe Ratri Anindyajati

Sita Tyasutami kishte të gjitha simptomat treguese të koronavirusit. Megjithatë, ndërsa ajo ishte në një shtrat spitalor në kryeqytetin e Indonezisë Jakarta, gjendja e saj nuk ishte diagnostikuar. As ajo e nënës së saj, Maria Darmaningsih, e cila ishte pranuar në të njëjtin spital.

E mbyllur në dhomat e spitalit të veçanta, Tyasutami dhe e ëma ishin në pritje për rezultatet e testeve të koronavirusit, kur presidenti i Indonezisë bëri një njoftim befasues.

Në një konferencë shtypi të transmetuar për vendin, Presidenti Joko Widodo tha se dy shtetas indonezian kishin testuar pozitiv për Covid-19, dy rastet e para të konfirmuara në vend.

Pairifti – një grua 64-vjeçare dhe vajza e saj 31-vjeçare – ishin duke u trajtuar në një spital të sëmundjeve infektive në Xhakartë, tha presidenti.

I transmetuar në ekranet televizive në spital, njoftimi i presidentit la Tyasutami dhe nënën e saj pa fjalë. Presidenti Widodo po fliste për dy pacientë në spitalin ku ato ishin, me profilet e tyre, moshat, simptomat e tyre, historinë e kontakteve të tyre.

Tyasutami pyeti një infermiere nëse spitali po trajtonte aktualisht ndonjë pacient tjetër koronavirus. Kur infermierja tha jo, realiteti e goditi atë si një grusht në fytyrë.

Ajo dhe nëna e saj ishin zbuluar si dy rastet e para të njohura të koronavirusit në Indonezi. “Unë u hutova, u zemërova, u trishtova”, tha Tyasutami për BBC. “Unë nuk dija çfarë të bëja sepse ishte në të gjithë median”.

Para diagnozës së saj, Tyasutami ishte një balerine profesioniste, një motër, një vajzë, një shoqe. Pas kësaj, identiteti i saj u reduktua në një etiketë poshtëruese me dy fjalë: një rast. Të dhënat e saj mjekësore u zbuluan. Detajet e çështjes së saj u keqtrajtuan. Thashethemet e rreme u përhapen në internet.

Brenda disa orësh, ajo u bë fytyra e shpërthimit të koronavirusit të Indonezisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat