Covid-19, rastet në Iran rriten në mbi 100 mijë

Azia

Covid-19, rastet në Iran rriten në mbi 100 mijë

Më: 6 maj 2020 Në ora: 13:45
Foto ilustrim

Numri i rasteve të infektimit me Covid-19 në Iran ka arritur në 101.650, tha qeveria, e këtij vendi.

Një zëdhënës i Ministrisë së Shëndetësisë së Iranit tha se numri i vdekjeve ishte rritur me 78 gjatë 24 orëve të fundit gjë që e çoi numrin total të tyre në 6.418.

Irani ka qenë vendi më i prekur nga Lindja e Mesme dhe disa vëzhgues thonë se shifrat zyrtare mund të nënvlerësojnë situatën e vërtetë, raporton BBC.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat