Koreja e Veriut kërcënohet nga koronavirusi, kërkon ndihmë nga Kina

Azia

Koreja e Veriut kërcënohet nga koronavirusi, kërkon ndihmë nga Kina

Më: 9 maj 2020 Në ora: 14:09
Foto ilustrim

Presidenti i Kinës ka shprehur shqetësim për kërcënimin e koronavirusit ndaj Koresë së Veriut dhe ka ofruar ndihmë. Sipas BBC, Xi Jinping iu përgjigj një mesazhi të marrë nga lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong-un.

Në letër vlerësohet suksesi i Kinës në luftën kundër Covid-19.

Koreja e Veriut pretendon se nuk ka regjistruar asnjë rast me koronavirus, edhe pse analistët kanë dyshime mbi këto pretendime. Por Koreja e Veriut ishte vendi i parë që pezulloi turizmin dhe mbylli kufijtë si reagim ndaj virusit, që javën e tretë të janarit.

Vendi ka një sistem të dobët shëndetësor dhe ekspertët druhen se ai do përmbytej me lehtësi edhe nga një shpërthim i vogël i Covid-19.

Së fundmi ka pasur spekulime se lideri i vendit komunist është zhdukur për disa javë nga frika e koronavirusit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat