Rritet numri i të infektuarve me COVID-19, 1.522 raste në 24 orë në Iran

Azia

Rritet numri i të infektuarve me COVID-19, 1.522 raste në 24 orë në Iran

Më: 9 maj 2020 Në ora: 18:07
Iran

Autoritetet iraniane njoftuan sot një rritje të numrit të rasteve të reja me COVID-19 në jugperëndim duke njoftuar më shumë se 1 500 të kontaminuar të tjerë në të gjithë territorin.

“Të gjitha provincat kanë shfaqur në rënie progresive të numrit të të infektuarve të rinj (…) me përjashtim të rajonit të Khouzestanit (jugperëndim) ku situata mbetet shumë shqetësuese”, deklaroi Kianouche Jahanpour, zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë.

Ministria e Shëndetësisë ka ndërprerë publikimin e bilancit të pandemisë në shkallë rajoni që prej një muaji.

Sipas Jahanpour, 1 522 raste të reja janë regjistruar gjatë 24 orëve të fundit duke e çuar numrin total në 106 220.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat